leoni

Ministri, Bajrami, mori vendim për themelimin e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë

Ministri Bajrami, mori vendim për themelimin e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë vendim për themelimin e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë. Konferenca e Rektorëve do të jetë organ këshillëdhënës, që do ta ndihmojë MAShT-in në orientimet e politikave programore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, në planifikimin, kordinimin, dhe harmonizimin e planit buxhetor të këtyre institucioneve me Departamentin e Arsimit të Lartë, caktimin e kritereve për formulën e financimit në bazë të performancës së treguar, funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të informatave në institucioneve arsimore. Kjo trupë do të ndihmojë, po ashtu, edhe në harmonizimin i IAL dhe MAShT në planifikimin për numrin e regjistrimeve të reja të studentëve, orientimin e bursave studimore për studentët dhe aspektet tjera organizative të përgjegjësive të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi: Te varri i yt erdha i fundit, babë, para meje erdhën mijëra qytetarë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi për një vizitë të shkurtër te varri i babait …