Ministri i Brendshëm Sefaj dhe ambasadori italian Sardi bisedojmë për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë

Ministri i Brendshëm Sefaj dhe ambasadori italian Sardi bisedojnë për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e të dyja vendeve për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij takimi, në veçanti u bisedua për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë. Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Sardi në ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit të personave të rikthyer. Ambasadori italian siguroi ministrin Sefaj për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …