Ministri Bytyqi vazhdon ta përkrah idenë e kryetari të Dardanës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave

Ministri Bytyqi: Vendimi për kompensimin e orëve ë humbura të mësimit nga greva e janarit merret të hënën

Për kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva e janarit SBASHK-u e ka kushtëzuar me rritje të koeficientit të mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën. Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kësaj çështje, kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit,  Shyqyri Bytyqi. “Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtorët e DKA-ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK-un të jetë pjesë e takimit. Do të jetë, ta themi, një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA-ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ”, ka thënë Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …