Kosova rregullon autostrada me çmimin e gjysmës së buxhetit vjetor, ndërsa shqiptarët kërkojnë punë në Kroaci

Kosova po boshatiset nga të rinjtë, me gjithë murin e Schengenit shumë shtetas tanë po ikin drejt vendeve të BE-së

Frika se me liberalizimin e vizave nga BE-ja, Kosova do të boshatiset nga të rinjtë nuk po rezulton të jetë reale, pasi me gjithë murin e Schengenit shumë kosovarë po ikin drejt Evropës. Por emigrim i tillë tashmë po ndodh legalisht për dallim nga vite më parë kur rreth 100 mijë kosovarë kishin ikur nga vendi rrugëve malore nëpërmjet Hungarisë. Ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian së fundmi e kanë lëshuar dorën, duke dhënë viza pune për punëtorët e kualifikuar nga Kosova, pasi në shtetet e tyre ka kërkesë të madhe për fuqi të re punëtore,  Javëve të fundit në mediet kosovare është raportuar se çdo natë disa autobusë me të rinj nga vendi po udhëtojnë drejt Kroacisë ose Gjermanisë, ku kanë gjetur vende pune. Madje është thënë se Ambasada e Kroacisë në Prishtinë është duke punuar me orar të zgjatur për t’i përmbushur kërkesat e bizneseve kroate për t’i siguruar punëtorët para fillimit të sezonit veror.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …