Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ngriti një çështje të trashëguar të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  ka ngritur një çështje të trashëguar të rastit të  vdekjes së paqartë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari. në mbledhjen e Qeverisë tha se këtij rasti do t’i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare dhe për këtë duhen mjete shtesë. “Unë ende nuk e di se sa mjete financiare do të na duhen që të procedojmë këtë , mirëpo mendoj se duhet të ndajmë rreth 50 mijë euro që ta mbyllim këtë rast, pra të kemi situatën e qartë”, tha Tahiri. Në lidhje me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza ka thëne se do të mbështesin financiarisht kërkesën e ministrit Tahiri, mirëpo është shprehur se kërkesat e tilla që kërkojnë buxhet të shtetit, së pari duhet t’i shtrohen Ministrisë së Financave e më pas ajo t’i paraqesë në Qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …