Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore. Me këtë rast, Ministri Hamza vlerësoi lartë kontributin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti në fushën e energjisë dhe zhvillimin e sektorit privat. Në takim u diskutua për projektet që do të mbështeten në bazë të kornizës së partneritetit strategjik. Ministri Hamza shprehi gatishmërinë për të bashkërenduar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të zhvillimit të Kosovës. Që të dy u zotuan për të mbështetur projektet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të prioriteteve të Qeverisë. Ndërsa, shefi i BB-së në Kosovë Marco Mantovanelli duke uruar Ministrin Hamza për pozitën e re, i shprehi gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës Kosovës, në veçanti në përshpejtimin e përgjigjeve të bankës në realizim më efikas të projekteve.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …