Ministri i FSK-së priti ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë

Ministri i FSK-së priti ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, znj. Angjelika Viets.  Gjatë takimit, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Ministri Haki Demolli nënvizoi kontributin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për FSK-në, ndërsa ambasadorja Viets falënderoi ministrin Demolli për pritjen e përzemërt, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në interes të të dyja vendeve dhe dy ministrive për mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …