leoni

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka takuar atasheun ushtarak të Gjermanisë, të akredituar në Kosovë, nënkolonel Martin Herrmann

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka takuar atasheun ushtarak të Gjermanisë, të akredituar në Kosovë, nënkolonel Martin Herrmann

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot atasheun ushtarak të Gjermanisë, të akredituar në vendin tonë, nënkolonel Martin Herrmann, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në fushën e sigurisë ndërmjet dy shteteve. Të dy bashkëbiseduesit u fokusuan tek aktivitetet konkrete të bashkëpunimit, sidomos te mbështetja që Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë ofruar në vazhdimësi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e shkollimit, trajnimit dhe këshillimeve e gjithashtu edhe për donacionet që qeveria gjermane ka dhënë për nevojat e FSK-së. Ministri Berisha dhe atasheu Herrmann shprehen qëndrimin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, nëpërmes aktiviteteve të shumta, për të kontribuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …