Ministri Gashi takoi xhudistet pas suksesit në Abu Dabi, rikonfirmoi mbështetjen e MKRS-së për xhudon

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi si dhe trajnerin Driton Kuka, njëherësh Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në xhudo. Ministri Gashi i ka uruar xhudistet dhe trajnerin Kuka për prezantimin e suksesshëm të xhudos së Kosovës në Grand Slam-in i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri 29 tetor. Ministri u shpreh se xhudistet bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ministri Gashi theksoi se MKRS-ja do ta mbështesë edhe më tutje dhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme. Xhudistet dhe trajneri Kuka e falënderuan ministrin për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar që ta përkrahë sportin e xhudos në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …