mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
MIT
kek
Fillimi / Institucionet / U VU GURTHEMELI I SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE NË KOMORAN

U VU GURTHEMELI I SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE NË KOMORAN

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vënë gurthemelin e shkollës së mesme profesionale në Komoran të Drenasit. Me këtë rast, ministri Bytyqi, ndër tjera tha se fillimi i ndërtimit të kësaj shkolle është një ngjarje e veçantë për Komoranin dhe rrethinën, veç tjerash edhe për faktin se, Ministria ka vënë prioritet zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. Ministri Bytyqi tha se investimi nga MAShT dhe mbikëqyrja nga Ministria e Administratës Publike, si dhe sigurimi i lokacionit nga ana Komunës së Drenasit për ndërtimin e kësaj shkolle, është dëshmi e përkushtimit tonë që të sigurojmë kushte për një arsim cilësor. Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se në bashkëpunim me Komunën e Drenasit do të bashkërendohen veprimet, në mënyrë që të sigurohen informatat e nevojshme për nevojat e tregut të punës dhe mbi bazën e nevojave të bizneseve të kemi profile që të rinjtë tanë të moshës 18 vjeçare të jenë të gatshëm për tregun e punës. “Kjo shkollë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me bizneset ku nxënësit do të kenë mundësinë e zhvillimit të anës praktike të të mësuarit”, tha ministri Bytyqi. Ministri, po ashtu, përmendi edhe faktin se MAShT është në fazën e ndërtimit të një strategjie të përgjithshme për shkollat profesionale, ku hulumtimi do të jetë mbi identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe pastaj zhvillimi i profileve profesionale. Në vazhdim, ministri Bytyqi theksoi se sivjet janë ndarë 1 milion euro për shkollat profesionale që ato të sigurojnë materialin shpenzues për punën praktike dhe tha se kjo tregon për seriozitetin e qasjes sonë ndaj zhvillimit të arsimit profesional. “Pra, të rinjtë tanë do të kenë mundësi të mira të aftësimit profesional dhe diplomat tyre do të jenë të barasvlefshme edhe për tregun evropian të punës”, tha në fund ministri Bytyqi. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm deputetë të Parlamentit të Kosovës, zëvendësministra dhe përfaqësues të Komunës së Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit Afrim ...