Ministri, Haki Demolli, priti senatoren amerikane nga Ajova, Joni Ernst

Ministri, Haki Demolli, priti senatoren amerikane nga Ajova, Joni Ernst

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, i shoqëruar nga zëvendës-ministrat e FSK-së, Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,  priti sot në MFSK, senatoren e shtetit të Ajovës Joni Ernst, e cila shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë zoti Greg Delawie,  komandanti Gardës Kombëtare të Ajovës gjeberalmajor Timothy Orr si dhe ushtarak dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga SHBA-të. Në takim ministri Demolli,  mysafirët e lartë nga SHBA-të i njoftoi mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, duke e vlerësuar atë si të kënaqshme duke pasur parasysh zonën gjeografike ku gjendet Kosova. Me këtë rast Ministri Demolli falënderoi SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme që po japin për FSK-në si me; donacione, këshillime  profesionale, shkollime, trajnime dhe ushtrime të përbashkëta. Me këtë rast ministri vlerësoi lartë bashkëpunimin shumë intensiv dhe të frytshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ai e njoftoi senatoren dhe të pranishmit me procesin e përgatitjes së transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si me procedurat, planifikimet dhe veprimet e kryera deri më tash si dhe me sfidat që po përballet ky proces. Senatorja Joni Ernst, shprehu kënaqësinë për arritjet e deri tashme të FSK-së dhe shkallën e lartë të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-ve dhe posaçërisht me Gardën Kombëtare të Ajovës, duke shprehur bindjen dhe urimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen. Pas takimit me ministrin Demolli, senatorja Joni Ernst pati një takim me femrat  në uniformë të FSK-së, ku ajo foli për të kaluarën e vet ushtarake  dhe sfidat që has gjinia femrore në ushtri. Nga të pranishmet senatorës Ernst ju bënë pyetje me interes të veçantë për rrolin e femrës në shërbimin ushtarak.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …