leoni

Begaj, shtroi iftarin tradicional për familje të dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shtuar iftarin tradicional, për familje të dëshmorëve të kombit, nga Komuna e Malishevës. Iftari për familje të dëshmorëve, është tradicional në Komunën e Malishevës, ku kryetari i Komunës, çdo muaj të shenjtë të Ramazanit, organizon iftar.

Në këtë iftar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “këtë iftar e kanë organizuar në natën e madhe të Kadrit, me qëllim që të bëhet edhe një lutje për dëshmorët dhe që kjo lutje të shkoj në vendin e  duhur”.  Kjo tokë është ujitur me gjakun e dëshmorëve, që ne të gjallët të mund të jetojmë të lirë. Pa gjakun e tyre, as këto organizime, as ky iftar nuk do të mund të mbahej”, tha Begaj.

Ndërsa një fjalim rasti, e ka mbajtur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili përveç fjalëve më të mira për dëshmorët e kombit, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në lirin e vendit, e dënoi edhe aktin e fundit terrorist në Stamboll. “Terrorizmi nuk lidhet as me fe, e as nuk mund të arsyetohen aktet e tilla terroriste. Terrorizmi nuk është as i bardh, e as i zi, por është terrorizëm. Të vrasësh të pafajshëm, është e patolerueshme, prandaj ne i dënojmë fuqishëm këto akte”, tha Xhevat Kryeziu.

Më pas, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë dhe hoxhallarët, kanë kënduar pjesë nga Kurani.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …