Ministri Hoti mori pjesë në Forumin “Ambienti i të bërit Biznes” në SHBA

Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morri pjesë në Forumin “Ambienti i të bërit Biznes” në vendet e regjionit të Karaibeve, ku prezantoi para të pranishmëve progresin që Kosova ka arritur në vitet e fundit, si rezultat i reformave që lidhen me përmirësimin e ambientit për të bërë biznes. Ministri Hoti ndër të tjera, vuri theksin tek përmirësimi i rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore “Të bërit Biznes”, si dhe në veprimet specifike që Kosova ka ndërmarrë, e që kanë kontribuar në përmirësimin e pozitës së Kosovës në këtë raport.

Përveç veprimeve specifike që lidhen me indikatorët individual të këtij raporti, Ministri Hoti ndau me pjesëmarrësit e kësaj Konference përvojën e Kosovës në koordinimin dhe involvimin e sektorit privat në proceset reformuese, duke folur për rolin që ka luajtur dhe vazhdon të luaj Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një forum për koordinimin e reformave që lidhen me fushën e zhvillimit ekonomik.

Në këtë Forum, Ministri Hoti po ashtu foli edhe për reformat e tjera strukturore, që nuk mbulohen direkt nga raporti I Bankës Botërore, por që kanë rëndësi të veçantë në drejtim të rritjes së transparencës dhe efektshmërisë së sektori publik.  Në këtë pikë, Ministri Hoti foli për progresin e arritur në reformimin e prokurimit publik, me theks të veçantë në prokurimin elektronik dhe atë të centralizuar.

Pjesëmarrës tjerë në panel të këtij forumi ishin: z. Camillo Gonsalves, Ministër i Planifikimit Ekonomik dhe Industrisë, nga St. Vincent dhe Grenada; znj. Martha Licetti nga Banka Botërore dhe znj. Michelle Ottey nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, gjithashtu edhe përfaqësues të shumtë nga vendet të ndryshme pjesëmarrëse në takime vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe zyrtar të lart të këtyre dy institucioneve.

Të gjithë të pranishmit vlerësuan lart të arriturat e Kosovës në drejtim të krijimit të një ambienti më tërheqës për bizneset.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …