Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin kanadez në Kroaci e Kosovë, Daniel Maksymiuk

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin kanadez në Kroaci e Kosovë, Daniel Maksymiuk

Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, njëherësh ambasador jorezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor. Ai fillimisht ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë vendit tonë në çdo aspekt, e në veçanti në fushën e arsimit, ndërsa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit reciprok të institucioneve akademike. Ministri i ka përmendur prioritetet që MAShT-i i ka vënë para vetes për t’i realizuar, në këtë drejtim ka thënë se duhet edhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, pra edhe e Kandasë, si një vend që ka një sistem të zhvilluar arsimor. Bytyqi ndër tjera ka përmendur nevojën e përfshirjes të sa më shumë të fëmijëve në edukimin e hershëm, trajnimin e mësimdhënësve, si dhe ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik. Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishte përfshirja sa më e madhe e të rinjve të komuniteteve në sistemin tonë arsimor, për çka ministri Bytyqi ka theksuar se gjithëpërfshirja, përkatësisht krijimi i mundësive për arsimim të të gjithëve që jetojnë në Kosovë është ndër prioritetet kryesore të MAShT-i, ku edhe janë bërë hapat e duhur për rregullimin e infrastrukturës ligjore. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për dygjuhësinë në arsim, për çka ministri e informoi ambasadorin se në Kosovë ofrohet arsimim në të gjitha gjuhët e komuniteteve që në jetojnë në Kosovë. Bytyqi dhe ambasadori Maksymiuk u dakorduan që të fillohet sa më parë bashkëpunimi me projekte konkrete në fushën e edukimit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …