leoni

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq me të cilën ka biseduar për mundesinë e mësimit të gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci edhe në nivel universitar në të dy shtetet respektive.

“Sot, prita në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedova për mësimin e gjuhëve respektive, gjuhës kroate në Kosovë dhe gjuhës shqipe në Kroaci, e cila parashihet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të vitit 2013. Me ambasadoren Kapitanoviq u dakorduam që të angazhohemi në krijimin e mundësive për angazhimin e një bashkëpunëtori të jashtëm të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit dhe një bashkëpunëtori apo ligjëruesi të gjuhës kroate në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Është jashtëzakonisht me rëndësi që t’u mundësojmë të rinjve në Kosovë dhe Kroaci të mësojnë gjuhët përkatëse dhe se në këtë kontekst do të bisedohet më konkretisht me menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës për konkretizimin e Memorandumit. Ambasadorja Kapitanoviq me njoftoj se në vitin e kaluar është hapur Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zarës dhe po punohet që kjo të ndodh edhe në Universitetin e Zagrebit ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, ndërsa insistoi që edhe Kosova nga ana e saj të marrë përsipër angazhimet reciproke në këtë drejtim. Në fund të takimit u pajtuam se mësimi reciprok i gjuhëve reciproke është në interes të thellimit të bashkëpunimit edhe në rrafshin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve”, ka shkruar ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …