Ministri, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk paraqitet para Gjykatës Themelore në Prishtinë, edhe pse është i akuzuar për vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlës dhe Agron Kabashit, pasi ata munguan në seancën e së enjtes, ku po mbahej gjykimi në lëndën penale kundër të akuzuarve: Xhelal Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë. Një vendim i tillë është marrë nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi, pasi që për të akuzuarit Sveçla dhe Kabashi gjykata kishte prova se të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Për të akuzuarin Kabashi gjykatësi Gashi deklaroi se, i njëjti e ka refuzuar ftesën që të paraqitet në gjykatë, andaj ndaj tij u lëshua urdhëresë për sjelle me detyrim në seancën e radhës. Po ashtu, në këtë seancë munguan edhe Pajtim Demaj, Sami Avidu, Nol Nushi, Frashër Krasniqi dhe Bekim Shkodra.  Shembulli i ministrit Sveçla tregon më së miri se si e sa përfillen gjyqet në Kosovë, kur ato i shpërfill një ministër i Qeverisë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …