Selim Selimi: FSK është institucioni më i besueshëm e pas saj është Shërbimi Korrektues i Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se politika duhet të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se fakti që kanë kaluar më shumë se 51 ditë që është ministër tregon se Qeveria është stabile dhe vazhdon mandatin e dhënë. Ai ka radhitur edhe disa nga punët që i kanë bërë si ministri teksa theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë. “Rezultatet në Ministrinë e Drejtësisë janë evidente, ne kemi respektuar agjendën legjislative dhe kemi shtyrë disa ligje të cilat janë të domosdoshme si Kodin Civil, që është një punë madhore që është bërë. Ka ende shumë punë për të bërë, por shohim e bëjmë”, ka deklaruar Selimi. Ministri  mes tjerash theksoi se politika duhet të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë. “Çdo përzierje qoftë deklarative e dëmton sistemin e drejtësisë, andaj ne kemi zgjedhur këtë rrugë dhe do i ndërtojmë të gjitha politikat për t’i qëndruar besnik kësaj motoje”,  ka shtuar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …