Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: DHOMA TË SPECIALIZUARA KUNDËR REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

Se ç’jane dhe ç’qellime e ç’objektiva kane “dhomat e specializuara” (Gjykata speciale) dikush e kuptoi pa u themeluar-votuar keto “dhoma te specializuara”… Dikush e kuptoi pas themelimit te tyre, dikush po e kupton tash e dikush s’do ta “kuptoje” kurre, sepse ishte, eshte e do te mbetet ne anen e gabuar! Funksioni themelor i ketyre “dhomave speciale” e te specializuara kunder Lirise, pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves shqiptare ishte dhe mbeti presioni, shantazhimi, kercenimi dhe gjunjezimi i atyre qe u ngjiten ne majat e politikes, duke u veshur e duke u sherbyer (me e pa te drejte…) me kapitalin e atdhetarizmes e te Luftes se Madhe Çlirimtare te LPK-UÇK-se e te kombit shqiptar per lirine e Kosoves se Shqiperise… Pjesa tjeter e atyre qe erdhen nga majat e politikes jugoserbe e jugotitiste dhe  autonomiste ne majat e politikes pas Luftes ishte kontributore aktive per mohimin, degradimin dhe denimin e Luftes Çlirimtare Antipushtuese me ndihmen dhe fuqine e “nderkombetareve”! Kjo pjese e politikes dhe e politikaneve gjate e pas Luftes perfaqesoheje nga Ibrahim Rugova (“Kryetar historik ” i LDK-se!), kurse sot perfaqesohet nga nje eksponent tipik jugotitist e autonomist, siç ishte dhe siç eshte Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa…
Ç’eshte e verteta populli shqiptar nuk priste dhe nuk priti t’i vinte liria nga kjo pjese e politikes autonomiste me elemente kolaboracionizmi dhe nga politikanet e saj… Shpresat e ketij populli ishin varur tek ata qe ishin veshur, me e pa merite, me kostumin atdhetar e çlirimtar dhe nuk kishte deshire te besonte se keta (kreret e kesaj pjese te politikes…) kishin rene ne presion, ishin shantazhuar, ishin te frikesuar dhe po kapeshin  e sterkapeshin! Kjo, natyrisht, qe ka prodhuar shume zhgenjim e deshprim te njerezit tane dhe, per pasoje, largimin – ikjen e madhe nga Kosova e tyre!
Fakti qe keto “dhoma speciale e te specializuara” per pese vjet nuk ngriten qofte edhe nje aktakuze eshte prova me e mire se “projekt” i ketyre “dhomave” dhe i atyre qe i themeluan ishte dhe mbeti gjunjezimi i Kosoves dhe i popullit te saj shqiptar permes gjunjezimit te atyre politikaneve qe erdhen ne majat e politikes me Luften Çlirimtare! Pjesen tjeter te politikaneve, qe kishin ardhur ne majat e politikes nga majat e Lidhjes Komuniste dhe nga majat autonomiste, kundershtaret dhe armiqte e pavaresimit te plote te Kosoves nga Serbia i kishin, si gjithmone, me vete e te nenshtruar!
Ne fund te vitit jubilar (pese vite!) u bënë publike, ne nje menyre spektakolare, propozimaktakuzat per Kryetarin e Republikes se Kosoves, Hashim Thaçin, per Kryetarin e PDK-se dhe per disa te tjere… Asnje fjale per “tregtine me organe njerezore”!!?? Kjo shpifje monstruoz ne raportin e mercenarit, Dik Marti, kishte sherbyer  per fushate dhe presion qe te krijoheje Gjykata speciale!! Krimet e gjenocidin ndaj shqiptareve e kishte kryer Serbia, kurse po hetoheshin e po akuzoheshin shqiptaret !!
Propozimaktakuzat, sipas “rregulloreve” te “dhomave speciale”, do te duhej te konfirmoheshin ose te hidheshin poshte deri me 25 tetor 2020 nga Gjykata speciale. Nuk ndodhi as njera dhe as tjetra!!
Ne kohen qe po rritet presioni dhe dhuna e organizuar politike, diplomatike e mediatike per t’i ber konak Serbise ne Kosove (krijimin e Bashkesise se komunave “serbe”,-minishtetit serb ne Kosoven shqiptare!!…) “dhomat e specializuara” po i perdorin “aktakuzat” e tyre
per ta rritur trysnine, shantazhin dhe kercenimin ndaj kesaj pjese te politikaneve te ardhur me Luften Çlirimtare (krere te institucioneve shteterore, partiake…) qe t’i zbatojne marreveshjet e nenshkruara ne Bruksel nen presion, shantazh e frikesim te raportit te Keshillit te Evropes dhe te ketyre “dhomave te specializuara” suis generis e diversive!!
Dhe, e verteta eshte se keta politikane e ulen koken “kryengritese”, pranuan zgjidhje teper te rrezikshme e destabilizuese per Republiken e Kosoves, per kombin shqiptar e per rajonin! Nuk e paten burrerine, trimerin e guximin politik, kombetar e intelektual te benin ate qe do te bente çdo politikan e burre shteti ne situate te tille: te dorehiqeshin deri ne perfundimin e ketij procesi te montuar monstruoz per “tregti me organe njerezore”… Te thonin boterisht qysh ne diten e miratimit te raportit te atij mercenarit te paguar nga Serbia e Rusia: “Me ne mund te beni çfare te doni, por me Kosoven JO”. Te medhenj e te nderuar do te mbeteshin, kurse Kosova nuk do te sillej ne kete situate te rende… Keta politikanet autonomiste e jugotitiste nuk do ta kishin as fuqine dhe as guximin t’i nenshkruanin ato marreveshje kapitulluese e poshteruese per Kosoven pa keta te “krahut te Luftes”…
Edhe sot, sepse me mire vone se kurre, keta politikane e krere institucionesh e partish do te duhej te “shpalosnin gjoksin” e t’u thoshin kundershtareve e armiqve te lirise sone: “Ja ku jemi! Nuk i njohim dhe nuk i zbatojme marreveshjet e arritura me presion, shantazhim e kercenim. As me çmimin e jetes sone nuk pranojme te cenohet liria, pavaresia, sovraniteti dhe integriteti i Republikes se Kosoves, te cilen populli yne, shoket dhe bashkeluftetaret tane  e kane ujitur me gjak”. Ukshin Hoti do t’ju thoshte ne keto rrethana: “Bejeni ose vdisni”! Por, nga ju nuk po kerkohet te vdisni, por t’i humbni pozitat e privilegjet, pse jo edhe pasurite, qe te shpetoje Kosova shqiptare nga keto re te zeza… Kaq sakrifice nuk do ta beni?!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …