Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u prit në Budapest nga ministri hungarez i Mbrojtjes, Tibor Benko

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u prit në Budapest nga ministri hungarez i Mbrojtjes, Tibor Benko

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes të Hungarisë, z. Tibor Benko, po qëndron për vizitë zyrtare në Budapest.  Ministri Berisha, pasi e falënderoi ministrin Benko për pritjen,  ai falënderoi edhe shtetin hungarez për të gjithë kontributin afatgjatë që ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës,  e që po vazhdon ta jep edhe sot për ruajtjen e paqes dhe garantimin e një ambienti të sigurt si pjesë e rëndësishme e KFOR-it.  Gjatë takimit të përbashkët, ministri Berisha e informoi ministrin hungarez Tibor Benko me të arriturat e FSK-së, zhvillimin e saj si Forcë profesionale dhe shumetnike, si institucioni me i besuar në vend, me përfaqësim të gjinisë femërore në mbi 8 %, integrim të plotë të komuniteteve si dhe për bashkëpunimin e mirë rajonal dhe ndërkombëtar.

 Gjithashtu, ministri i FSK-së e njohu ministrin hungarez edhe për procesin e tranzicionit të FSK-së, ecurinë e procedimit dhe miratimit të draftligjeve të cilat janë në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës: ,, Procesi i tranzicionit është një proces transparent, gjithëpërfshirës duke u bazuar në procedurat e rregullta parlamentare dhe në diskutime publike me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë’’

 Ministri Berisha në veçanti e informoi z. Benko lidhur me  kampanjën që Ministria për FSK dhe liderët e saj  kanë zhvilluar në qendrat më të mëdha,  si në Bruksel, Uashington, Londër, Paris, Romë, Berlin etj, si dhe për  vizitat  në vendet e rajonit për procesin e tranzicionit të FSK-së, duke i  siguruar kështu partnerët për një transparencë të plotë mbi procesin e tranzicionit. Ministri Berisha e  ri- konfirmoi gatishmërinë e Kosovës që me kapacitetet që FSK-ja  do t’i ketë me misionin dhe detyrat e reja  do t’i  kontribuojmë  paqes në Kosovë, rajon e me gjerë së bashku me partnerët tanë.  Ministri Berisha kërkoi që Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë të angazhohet dhe të jap kontributin e saj në këtë drejtim përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për MFSK/FSK-në.

Në fund , ministri Berisha shprehu falënderim të veçantë për ambasadorin aktual hungarez në Kosovë,  i cili  ka luajtur një rol shumë aktiv dhe miqësor në ndërtimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, ministri hungarez i Mbrojtjes Tibor Benko ka përgëzuar ministrin Berisha për të arriturat e deritanishme dhe ka konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim dhe thellim të marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve homologe, duke u shprehur se: “ për  Ministrinë e Mbrojtjes të Hungarisë është me rëndësi dhe me interes siguria dhe paqja në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi gatishmërinë që edhe më tutje të jemi prezentë me trupat tanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it .Kemi qenë një ndër shtetet e para që kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe po vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e paqes  dhe sigurisë në Kosovë me një numër prej 400 ushtarësh në KFOR’’.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …