Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kryetarin e  Hashim Thaçi në Klinikën e Urologjisë në QKUK, i cili sot i

Kadri Veseli: Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës Europiane është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar lart miratimin e pakos së re ligjore të sistemit të drejtësisë, e cila u votua në seancës e së premtes me shumicë votash nga deputetët. Kreu i Kuvendit ka shkruar se me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga drejt integrimeve evropiane është më afër. “Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës së Reformave Europiane për sistemin e drejtësisë është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës. Përgëzoj Ministrin e Drejtësisë, Ablerad Tahiri, për punën e tij të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë pako të rëndësishme. Me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga jonë drejt integrimeve europiane është më afër. Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër nesh – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …