Ministri i Isa Mustafës, Jabllanoviq fyen viktimat e të masakruarit shqiptarë nga regjimi serb

Ministri për Kthim dhe Komunitete, i kabinetit qeveritar  të Isa Mustafës, Aleksandër Jabllanoviq ka ofenduar rëndë e familjarët e të pagjeturve, në Gjakovë, pasi këta nuk kishin lejuar që në vendin e krimeve të ktheheshin kriminelët serbë, ata të cilët vetëm në Masakrën e Mejes vranë, masakruan, përdhunuan e shfarosen rreth 400 shqiptarë e shqiptare të moshave të ndryshme. Përpjekjet, jo gjithherë të pasuksesshme  që po bëjnë disa nga kriminelët serbë, për t’ u kthyer në Kosovë, sidomos me rastin e Krishtlindjes Ortodokse serbe, vazhdojnë ta tensionojnë edhe më tej situatën në vend.


Edhe gjatë vitit të kaluar qytetarët liridashës të Gjakovës, aktivistët e vetëvendosjes dhe familjarët e të pagjeturve nuk kishin lejuar që kriminelët e ardhur nga Serbia të vizitonin Kishën, aty ku kishin marrë bekimin e “popave e popadicave” për të vrarë dhe për të asgjësuar shqiptarët.


Edhe në Manastirin e Deçanit të Sava Janjiqit, kriminelët serbë kanë marrë bekimin e tij gjatë luftës për të masakruar dhe për të shfarosur shqiptarë, pikërisht në atë Manastir, të cilin në të njëjtën ditë, e kishin vizituar zyrtarisht,   kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa.


Sa për kuriozitet, nuk dimë a kanë marrë pjesë, zonja Jahjaga dhe Mustafa  në ndonjë xhami gjatë tërë kohës së ceremonisë së faljes së Bajramit, apo në Kishën katolike,  gjatë ndonjë meshe?.


Mbase edhe kanë marrë pjesë…


 


Derisa ata po festonin krishtlindjet dhe po dëgjonin predikimin e pop Janjiqit për paqe e mirëqenie,  nënat dhe familjarët e të zhdukurve dhe të të masakruarave, në Gjakovë, por kacafyteshin me policinë e vendit, për të mos lejuar që kriminelët, ende të pandëshkuar nga drejtësia,  të kthehen në vendet e krimeve. Policia edhe kësaj radhe u tregua në nivel të detyrës, ashtu sikur tregohet gjithherë dhe në çdo moment  kundër shqiptarëve. Madje komandanti lokal i Policisë, krejt haptas deklaroi se pengesë për mos realizimin e vizitës nuk ishin protestuesit, të cilët u larguan dhunshëm, por akulli e bora dhe vendi i rrëshqitshëm, edhe pse autobusët me serbë kishin  ardhur prej Beogradit në kushte të njëjta atmosferike.


 


Por kjo nuk mbaroi me kaq.


I zemëruar për moslejimin e kthimit të kriminelëve në vendin e krimit, ministri për Kthim dhe Komunitete, i kabinetit qeveritar  të Isa Mustafës, Aleksandër Jabllanoviq kishte deklaruar: “Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”. Përpos kësaj, ministrii i Isa Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq, sa herë që iu drejtohet medieve, Republikës së Kosovës,  i drejtohet si “Kosovë e Metohi”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.


Një fyerje e tillë drejtuar familjarëve të të pagjeturve e të masakruarve është drejtuar edhe një viti më parë nga zyrtarët e lartë të Serbisë, por edhe atëherë zyrtarët tanë të moderuar, të butë dhe të urtë, nuk e bënë qefin “qeder”. Thjesht, nuk duan ta prishin gojën, as humorin, sepse serbët janë të tillë dhe nuk kemi çka u bëjmë. Edhe atëherë kur na shajnë e na fyejnë, ne ua falim, sepse nuk duam të bëhemi si ata. (!)


Por sa janë të qëndrueshme pohimet e konstatimet e tilla të qeveritarëve tanë të lartë, të cilët për të ruajtur postet dhe pushtetin, janë në gjendje të durojnë edhe kur serbët ua shajnë nënat e baballarët e tyre?


 


Fyerja, që u ka drejtuar nënave, baballarëve dhe të afërmve të tyre, ministri i Isa Mustafës, Jabllanoviq,  i caktuar në post nga Qeveria e Serbisë, në marrëveshje me Mustafën e Thaçin,  është fyerje për krejt shqiptarët liridashës.  Pacifikimi ka arritur deri në atë nivel sa një ministër i Qeverisë së Kosovës, krejt lirshëm fyen e  poshtëron shtresën më të viktimizuar të kombit shqiptar. Më këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me një gjuhë të ndragur të një kreteni, të një bir shkau të rëndomtë, por kemi të bëjmë me një ministër të Qeverisë së Kosovës, i cili fyen jo në emrin e tij, (të paktën ai nuk ka thënë se fyerjen e ka drejtuar si serb i mllefosur), por fyen si qeveritar, në emër të Ministrisë  për Kthimin e serbëve  në Kosovë,  madje edhe të kriminelëve. nga ku me ndihmën e NATO-s,  i kemi  dëbuar nga Kosova, në verë të vitit 1999.


 


Kryeministri, hesht dhe kjo heshtje tregon më së miri se ai është burracak, për të mos thënë edhe servil i përjetshëm i Beogradit. Duhet t’ ia përkujtojmë me këtë rast, kryeministrit pozitat qeveritare në “Kosovë e Metohi”  deri edhe në kohën e Milosheviqit, pozita për të cilat ai edhe sot krenohet, ashtu sikur krenohet që ka qenë zyrtar i lartë i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe i sa e sa lidhjeve të tjera djallëzore, antishqiptare të regjimeve okupatore serbe.


 


Ky është Isa Mustafa, të cilit nuk i pengon madje as fyerja që i bëhet Republikës së Kosovës, të cilën ministri ia quan: “Kosovo i Metohija”, madje duke ia përplasur edhe në surrat, atij dhe të gjithë ministrave, sepse në kabinetin e Isa Mustafës nuk kemi më ministër nga radhët e luftëtarëve e çlirimtarëve të Kosovës, as nga radhët e të burgosurve politikë, por kemi ministra eunukë, ministra plastofilë, ministra kameleonë, ministra që e kuptojnë shumë mirë filozofinë e mbijetesës në poste dhe përfitimet që sjellin ato.


 


Asnjëri nga ministrat, kolegët e Jabllanit nuk ka reaguar as është distancuar nga fyerjet e sharjet e tij, nuk kanë reaguar publikisht para medieve as në fejsbuqet e tyre.


 


Ja cilët janë ministrat-kolegët e Jabllanoviqit, të cilët nuk kanë reaguar në sharjet e poshtërimet e tij:


 


1.  Hashim Thaçi, zëvendës-kryeministër dhe ministër i Jashtëm


2.  Kujtim Shala, zëvendës-kryeministër dhe ministër i Kulturës


3.  Branimir Stojanoviq, zëvendës-kryeministër


4.  Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike


5.  Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal


6.  Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë


7.  Valon Murati, ministër i Diasporës


8.  Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë


9.  Abdullah Hoti, ministër i Financave


10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik


11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane


12. Haki Demolli, ministër i FSK-së


(13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim)


14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor


15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale


16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol, pa elektorat, ministre për dialog me Beogradin,


17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol


18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë


19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme


20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë


21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë


22. Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës.


 


Këta ministra duket se i përmbahen asaj filozofisë pacifiste me moton e njohur:  “qengji i urtë i thith dy nëna”. Pse të mos thithin edhe këta kur “populli votues” ua ka dhënë votat për të na qeverisur dhe për të thithur gjithandej ku mund të thith secili prej tyre. Me rëndësi është që këtyre t’ iu shkojë kungulli mbi ujë, t’ i rehatojnë në poste e në punë akrabanë, farefisin, partiakët dhe nuk është punë e mençur të merresh me fyerjet e serbëve, sepse nuk duan të bien në nivelin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …