Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli e demanton Ivica Daçiqin për Papua Guinean e Re

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të enjten se vendi i gjashtë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, është Papua Guinea e Re. Por ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, edhe njëherë ka demantuar atë që e thotë Daçiq, sikurse herët e tjera. “Daçic paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezantuar një dokument kushedi ku të përgatitur për gjoja tërheqje të njohjeve”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim, siç ka shkruar ai, “ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean”. “Shpifjet e Daçicit tanimë konsiderohen neveritëse, veçanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj. Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet çdo gjë. Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi”, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …