Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës, në Prishtinë tha se dialogu në rajon është gjithmonë i dobishëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Prishtinë u takua me ministren,  Donika Shwartz.  Ministri Osmani tha se e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi dhe mirëpret progresin e fundit në dialog, sikur është  miratimi i  Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç e vura në dukje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe riafirmova dje në Serbi, është thelbësore që ne të kthejmë me vendosmëri faqen dhe të shikojmë, së bashku, drejt së ardhmes. Ai tha me këtë rast se sa më shumë të fokusohemi në dialog, aq më shumë minimizohet hapësira për tensione. Përpjekjet e bashkëpunimit rajonal treguan rëndësinë e të qëndruarit pranë dhe të punës së bashku. Dialogu në rajonin tonë është dëshmuar gjithmonë të jetë i dobishëm. Pavarësisht nga të gjitha sfidat, ne nuk duhet të ndalojmë kurrë së foluri për gjëra të rëndësishme. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për Dialogun e Kosovës me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian tha ministri i Maqedonisë së veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …