Ministria e Mbrojtjes së Kosovës fton mediat të marrin pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day), që mbahet me 30 maj në Babaj të Bokës

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës fton mediat të marrin pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day) të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, që mbahet në Babaj të Bokës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si  dhe personalitete të shquara nga aleatët tonë strategjikë, nga SHBA, Shqipëria, si dhe vendet tjera partnere.

Ky aktivitet ndërkombëtar do të mbahet të martën, më 30 maj në këto orare:

-11:00-11:20- Aeroporti i Gjakovës-Vizita VIP

-11:20-11:50- Lëvizja për në Babaj të Bokës-transporti (vajtje-ardhje) për gazetarët nga Aeroporti i Gjakovës për në Babaj të Bokës është  organizuar nga Ministria e Mbrojtjes/FSK.

-12:00-13:00- Sekuenca të aktiviteteve ushtarake.

-13:20-13:40-Adresimi për media.

-14:20-14:30-Presidentja Vjosa Osmani iu adresohet pjesëmarrësve (ushtarakëve) të  “Defender Europe ‘23”.

-15:10 përfundimi i aktivitetit.

 

Për shkaqe sigurie, ftojmë mediat dhe gazetarët, të cilët do të përcjellin këtë ceremoni, që deri të hënën, me 29.05.2023, ora 10:00, të dërgojnë të dhënat e tyre (emri, mbiemri, numri personal i letërnjoftimit, pozita/profesioni dhe mediumi ku punon) në këtë e-mail adresë: [email protected].

 

Mos dërgimi i këtyre të dhënave pamundëson pjesëmarrjen e mediave brenda zonës së sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …