Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë së SHBA-ja është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë së SHBA-ja është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai është shprehur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Është e dukshme që Bashkimi Evropian ka dështuar, për arsye se Prishtina refuzon të implementojë marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai, shkruan “B92”. “SHBA është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, shtoi ai. “Synimet e Prishtinës për të formuar Ushtrinë janë në kundërshtim më rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por për këtë gjë Prishtina është nën presionin e SHBA-së”, përfundoi Lavrov.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …