Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kulturës, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot statutin për Muzeun e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kulturës, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot statutin për Muzeun e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kulturës, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot statutin për Muzeun e Kosovës. Gashi ka thënë se nënshkrimi i statutit e lartëson këtë institucion, e njëherësh është zotuar se vitin e ardhshëm do ta ketë në agjendë përpilimin e Ligjit për Muze.”Ky statut për herë të parë e mundëson digjitalizimin e fondit muzeor,  ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve muzeore, e ngritë muzeun në institucion të lartë shtetëror”, ka thënë Gashi. Kurse, ushtruesja e detyrës së drejtores së muzeut, Vjollca Aliu, ka thënë se nënshkrimi i statutit është dhurata më e mirë që mund t’i bëhet një institucioni. “Nënshkrimi i statutit të muzeut është akt ligjor që funksionalizon dhe avancon punën e Muzeut të Kosovës”, ka thënë ajo. Kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, Selim Bezeraj, tha se për këtë grup punues prioritet ka qenë skalitja e gjendjes së muzeut dhe hartimi i statutit. Përndryshe, statuti i fundit i Muzeut ishte nënshkruar para 40 vitesh, ndërkaq, vitin e ardhshëm, Muzeu i Kosovës shënon 70 vjetorin e themelimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …