Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së morën pjesë në manifestimin ,,Epopeja e Dukagjinit” në Gllogjan

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së morën pjesë në manifestimin ,,Epopeja e Dukagjinit” në Gllogjan

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvëndës ministrat e Mbrojtjes Agim Çeku dhe Burim Ramadani, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, së bashku me një delegacion të gjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, si dhe morën pjesë në manifestimin ,,Epopeja e Dukagjinit” me rastin e 21 vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së në Dukagjin, si dhe 20 vjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi caqet serbe për të ndalur fushatën gjenocidale dhe spastrimin etnik në Kosovë. Fillimisht, ministri i Mbrojtjes Berisha dhe delegacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-ja vendosën buqeta lulesh të freskëta tek kompleksi i dëshmorëve të Dukagjinit në Gllogjan si dhe u pritën në oden e udheheqësit të luftës në Dukagjin, tani kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer

Daniel Serwer: Marrëveshja e Ohrit nuk ka substancë përveç idesë së vetëqeverisjes të komunitetit serb në Kosovë

Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, tha se marrëveshja e Ohrit e arritur …