Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos thotë se çamët janë kriminelë lufte dhe bashkëpuntor të nazistëve

Kammenos thotë se çamët janë bashkëpuntorë të nazistëve, por nuk përmend Qeverinë fashiste greke të Jorgos

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. Në një deklaratë për medie, ( pasi Qeveria e Tiranës me qëllim pë t’ u integuar në BE është kushtëzuar t’ia plotësojë kërkesat Greqisë), ai tha se çështja e pronave nuk kanë lidhje me çamët. Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë tha se kjo çështje po mbyllet, por do të komunikohet nga ministri i Jashtëm. “Ato që kërkonte Greqia nga Shqipëria po realizohen. Epiri i Veriut është një zonë ku grekët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Minoriteti do të mbrohet”, ka thënë Kammenos, të cilit Qeveria e Shqipërisë, por as historianët me ndonjë përjashtim nuk thonë hapur se Greqia gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte një Qeveri kuislinge fashiste e naziste, e cila i mundi forcat partizane  greke dhe vendosi në vend dikaturën monarko- fashiste. Sipas Kamenos, nuk ka të keqe që grekët kanë bashkëpunuar me fashistët , as që kanë në Kuvend forca naziste të “Agimit të Artë”, po e keqja qenka që disa çamë paskan  bashkëpunura me fashistët italianë e gjermanë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …