Glauk Konjufca thotë se dialogu me Serbinë duhet ta kthejmë në pikën zero sepse i mungon legjitimiteti

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se Asociacioni po bëhet me instruksione të Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se koncepti i unitetit për dialog me Serbinë dhe emri i kryetarit Thaçi brenda tij janë koncepte kundërthënëse dhe përjashtuese. Ai ka folur edhe për statutin e Asociacionit, i cili sipas tij po bëhet me instruksione të Serbisë. Kështu ka deklaruar për “Zërin” Konjufca, duke shtuar se Hashim Thaçi është emër përçarës, i cili më shumë kujdeset për hallet e veta, sidomos në raport me Gjykatën Speciale, sesa për mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …