Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK-ut

Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK-ut

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK-ut me temën ”Ballkani Perëndimor për Epokën Dixhitale”, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe i realizuar në formë virtuale. “Ndikimi i Marrëveshjes së Roamingut Rajonal dhe hapat e ardhshëm në drejtim të regjionit pa tarifa të roamingut deri më 1 Korrik 2021”, ka qenë çështja e parë e trajtuar në këtë takim, ku Ministri Kuçi ka paraqitur të arriturat e palës kosovare për zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve të radhës drejt heqjes së plotë të tarifave të roamingut deri më 1 Korrik 2021. Si çështje tjetër e trajtuar në këtë takim ministror ka qenë Axhenda e transformimit Dixhital në Ballkanin Perëndimor përtej vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …