Endrit Shala

Ministri i MTI-së, Endrit Shala e mbyll “Beer and Wine Festival Prishtina”, për shkak të shkeljeve të evidentuara

“Beer and Wine Festival Prishtina”, i cili mbahet çdo vit, e që sivjet ka nisur me 5 korrik, është mbyllur para pak kohe nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Me anë të një postimi, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë këtë veprim për shkak të shkeljeve të evidentuara, respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet. “Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë!”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …