Behxhet Pacolli thotë se është tishtuese ajo që lexohet në raportin e ardhur nga Zvicrra mbi vdekjen e Astrit Deharit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli i bën thirrje Greqisë që ta njohë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli ka shfrytëzuar përvjetorin e pavarsisë së Greqisë, që ti bëjë thirrje këtij shteti ta njohë Kosovën. Sipas tij, Greqia nuk ka asnjë arsye që të mos e njohë Kosovën. Madje thotë se ky shtet ka qenë dëshmitarë I të gjitha zhvillimeve politike në Ksoovë, prandaj duhet edhe ta bëjë hapin e parë. “Sot, Greqia po feston përvjetorin e 197-të të Pavarësisë. Popullit grek dhe përfaqësuesve të Institucioneve i dëshiroj urimet më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie:, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demoratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik. “Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran. Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së”, thuhet me tej në shkimin e Pacollit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …