Në 19 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Meha

Në 19 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Meha

Përkujtohet dëshmori Beqir Meha. Për të nderuar veprën e tij në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Beqir Meha, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin,  Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal, udhëheqës të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, udhëheqës i stacionit policor në Skenderaj dhe familjarë, bënë homazhe dhe vendosen lule pranë lapidarit të dëshmorit në Çubrel, në vendin e rënies së tij. Dëshmori, Beqir Meha ishte vëllau i heroit, Tahir Meha i cili ra heroikisht me 13 maj 1981, poashtu, dëshmori Beqir Meha ishte njëri ndër luftëtarët e parë të orëve të lirisë si dhe bashkluftëtarë i komandantit legjendar Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …