Ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja në gjithë vendin nga java e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja në gjithë vendin nga java e ardhshme. Zemaj në një konferencë për medie, ka thënë se gjatë kësaj jave ka pasur rënie të numrit të infektuarve me Covid-19, ku edhe ka ndryshuar renditja e komunave sa i takon situatës epidemiologjike. “Masat aktuale do të mbesin në fuqi për komunat sipas zonave, por do të ketë masa të reja nga java e ardhshme për gjithë vendin”, ka thënë Zemaj. Ai ka bërë me dije renditja e re e komunave, ku në zonën e kuqe nga 16 komuna sa kanë qenë, tani janë 11, kurse zonën e gjelbër janë 16 komuna. Ministri Zemaj ka folur edhe për sigurimin e vaksinës, duke sqaruar se për këtë është  formuar një komision dhe një grup punues. “Ju sigurojmë që kemi marrë më kohë masa dhe jemi të përkushtuar t’i kemi sa më parë këto vaksina. Po bashkëpunojmë me mekanizmat e BE-së dhe shtetet e tjera të zhvilluara”, ka thënë Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …