Ministri Hasani: Viti 2018-a do të jetë vit i investimeve pasi janë krijuar të gjitha parakushtet për investitorët

Ministri Hasani: Viti 2018 do të jetë vit i investimeve pasi janë krijuar të gjitha parakushtet për investitorët

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka treguar për përparësitë që i ofron Ligji për Investime Strategjike për investitorët në fushën e minierave. Ai ka thënë se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke specifikuar shumë faktor që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Hasani ka theksuar se janë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë ku mund të kërkohet për minerale, e që sipas tij, rruga më e mirë për investitorët është Ligji për Investime Strategjike. Ai ka bërë të ditur se kanë rënë dakord në Komisionin Ndërministror që të ketë edhe më shumë lehtësira për investitorët në fushën e minierave. Ministri Bajram Hasani ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i investimeve, sepse sipas tij, janë krijuar të gjitha parakushtet për të ardhur investitorët e huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …