Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Indisë, Asif Ikbal

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Indisë, Asif Ikbal

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Indisë,  Asif Ikbal, që temë diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare. Ministri Shala e ka informuar delegacionin e Odës Ekonomike Indiane për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj dhe Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë dhe ka sjell efekte të jashtëzakonshme.  “Potenciali i Kosovës është i jashtëzakonshëm, kemi një rini shumë inovative dhe janë krijues. Po ndërtojmë zona ekonomike nëpër vendet kryesore të Kosovës që investitorëve të huaj t’ua sigurojmë edhe vendin me një qira shumë modeste”, tha ministri Shala. Kryetari i Odës Ekonomike Indiane Asif Ikbal theksoi se bizneset indiane kanë interes që të shtrihen në rajonin e Ballkanit, e edhe në Kosovë për të investuar në fushën e teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …