Ministri, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhje

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhje lokale që po mbahen në Serbi. Ai ka shkruar se nëpërmjet pjesëmarrjes në këto zgjedhje, shqiptarët shfaqin vullnetin e tyre politik dhe ndërtojnë të ardhmen që dëshirojnë. “Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.  Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët evropian. Suksese!”, ka shkruar ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …