Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me të cilin bisedoi për temat që u përkasin të dy ministrive. Gjatë bisedës, në mënyrë të veçantë diskutuan për sigurinë në komunikacion, ndërkaq Ministri Lekaj tha se  “do të përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme ta ngrisim efikasitetin e punës së kontrollave teknike, të avancojmë çështjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugët me frekuentim më të lartë të trafikut”. Të dy ministrat u dakorduan për arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit për ndarjen e përgjegjësive për eliminimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe komunikacionit rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Patrullimet e KFOR-it në veri: Siguri e dukshme, por pa përgjigje ndaj tensioneve lokale

Ushtarët gjermanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) vazhdojnë patrullimet në disa komuna në …