Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli vizitë zyrtare në Slloveni për zgjerim të bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli vizitë zyrtare në Slloveni për zgjerim të bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Slloveni. Kreu i diplomacisë kosovare fillimisht është takuar me homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti. Në komunikatën  e dërguar nga MPJ thuhet se gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dy-palëshe në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm politik për hapjen e horizonteve të reja në funksion të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Gjatë ditës së sotme, Pacolli do të zhvillojë takime ndaras edhe me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me Kryetarin e Parlamentit Milan Brglez. Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovenisë karakterizohen nga fryma e miqësisë, partneritetit dhe mbështetja e vazhdueshme, që ky shtet i ka dhënë Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …