Brickos

Ministri, Valdrin Lluka: Termocentralet janë ndotës të vegjël në krahasim me thëngjillin që digjet në shtëpi e shkolla

Ministri Lluka: Qeveria nesër propozon emrat për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Qeveria e Kosovës nesër në mbledhjen e saj pritet t’i procedojë Kuvendit të Kosovës emrat e propozuar për anëtarë të ri të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ai beson se deri në fund të vitit ZRRE-ja do ta ketë bordin e saj funksional. “Janë përzgjedhur disa emra, besoj që në këtë të mërkurë do të votohen dhe do të dërgohen në Kuvend. Ajo çka është me rëndësi deri në fund të vitit kemi për obligim, edhe Parlamenti t’i votojë, sepse janë shumë gjëra që kanë mbetur pa u zgjidhur për shkak të mungesës së kuorumit. Dhe besoj që deri në fund të vitit do ta kemi kuorumin (bordin funksional)”, ka thënë ministri Lluka për KosovaPress. Bordi i ZRRE-së është jo funksional që prej muajit maj të këtij viti dhe nuk ka fuqi për të marrë vendime. ZRRE, nuk po arrin që ta shfuqizojë vendimin saj, ku qytetarët e Kosovës detyrohen ta paguajnë shpenzimin e energjisë elektrike në veri të vendit dhe raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit. Për pesë vjet qytetarët e Kosovës kanë paguar 41 milionë euro rrymë për qytetarët që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës e që janë të banuara me serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …