Theodoros Pangalos: Suliotët ishin shqiptarë, ata 215 vjet më parë, kishin pranuar të vdisnin e jo të poshtëroheshin

Theodoros Pangalos: Suliotët ishin shqiptarë, ata 215 vjet më parë, kishin pranuar të vdisnin e jo të poshtëroheshin

Ish-ministri grek, Theodoros Pangalos, ka shkaktuar një tërmet në Greqi  pas publikimi të një shkrimi ku deklaronte se suliotët ishin shqiptarë. Përmes rreshtave, të postuar në Twittter, ai nënvizon se suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë. Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë këtu se si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup suliotësh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve. Ish-ministrit grek nuk i ka shpëtuar ky detaj, duke i dhënë peshë kësaj ngjarje historike. Ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë greke, duke e akuzuar se ka “ngjyrosur” historinë.

Në postin e tij në Twitter,  Theodoros Pangalos e filloi referencën e tij me fjalën greke “lule”. (λουλούδ-louloúdi) Ai shkruan:

“Ne e përdorim atë në greqisht, por nuk e dimë se ajo vjen nga fjala shqipe “lupi”. Suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë”.

Kaq ka mjaftuar që ish-ministri i njohur grek, ta gjente veten në luftë me sferën publike. Shumë media greke e kanë konsideruar postimin e tij si provokim.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, shprehet se: “Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke, por shumë pak e dinë se origjina e saj vjen nga fjala shqiptare, dafina. Si sot, 215 vjet më parë, në malet e Prevezës, suliotët hodhën foshnjat e tyre në greminë dhe më pas u hodhën vetë. Ato preferuan më mirë të vdisnin, se sa të poshtëroheshin. Le të marrim më në fund,  ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë se  kush ka lindur në atë vend”. ( Dita, b.d)

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …