leoni

Ministri Gashi ngushëllon familjen e gjyqtarit të futbollit, Shinasi Berisha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit të futbollit, Shinasi Berisha, ka ngushëlluar familjen e tij. Në telegramin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet: Lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, gjyqtarit të mirënjohur të futbollit, Shinasi Berisha, e morëm me pikëllim të thellë. Kosova, ka humbur një njeri i cili ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport, ka humbur një ekspert e gjithsesi një njeri e familjar shumë të mirë. Ai ka dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe në promovimin e vendit, si gjyqtari i parë kosovar sportiv me stemen e FIFA-së. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë. Shinasiu gjithmonë do të kujtohet me pietet si një luftëtar i paepur, ashtu siç luftoi edhe me semundjen e Parkinsonit për vite të tëra. Me punën dhe përkushtimin e tij si profesionist i sportit, ka bërë të jetë mik i respektuar i të gjithë atyre që e kanë njohur. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Shinasi Berishës, ngushëllime sportistëve dhe sportdashësve, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të Ministrit te Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, derguar familjes Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …