vipa
driloni com
Fillimi / Lajmet / Ministri Lekaj në samitin për TENT në Sofje, shpalos projektin me Malin e Zi, tunelin 7 kilometra të gjatë
Ministri Lekaj në samitin për TENT në Sofje, shpalos projektin me Malin e Zi, tunelin 7 kilometra të gjatë

Ministri Lekaj në samitin për TENT në Sofje, shpalos projektin me Malin e Zi, tunelin 7 kilometra të gjatë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, po merr pjesë në samitin për TENT mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, me ç’rast ministri Lekaj ka treguar interesimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbylljen e integrimit të Kosovës në rrjetin Rajonal të Transportit, ku bëjnë pjesë korridori 6 dhe 7 dhe të cilat lidhen me korridoret evropiane.

Ministri Lekaj i ka njoftuar të pranishmit edhe me disa projekte të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, sidomos për rëndësinë e definimit sa më të shpejtë të projekteve me Malin e Zi, siç është ai i tunelit që do ta lidhë Pejën me Rozhajën në gjatësi prej 7 kilometrash, lidhjet hekurudhore mes Kosovës dhe Malit të Zi si lidhje me interes të veçantë dhe fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

 Lekaj i ka njoftuar të pranishmit edhe për projektin e R7 me Morinën, i cili tashmë ka përfunduar dhe po shfrytëzohet gjerësisht nga transportuesit e mallrave dhe nga qytetarët, kurse rruga R6 e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë e që pritet të përfundojë në fund të këtij viti, do të ketë ndikim pozitiv në ekonomitë dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të të dyja vendeve. Lekaj duke folur për rëndësinë e autoudhës Prishtinë-Gjilan, ka thënë para të pranishmëve se kjo autoudhë do të shërbej edhe për t’u lidhur me korridoret 6, 7 dhe korridorin X që e lidhin Kosovën me Serbinë.

Po ashtu ministri Lekaj në Samitin për TENT, ka takuar edhe Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë Goran Sugareski, ku ka biseduar për mundësinë e vazhdimit të autoudhës në pjesën e Maqedonisë, e që lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”e cila do të përfundojë në fund të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer

Server: Nëse ka ndarje Kosova do të mundet të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa ...