vipa
driloni com
Fillimi / Lajmet / Sot Diaspora “Flet” në Kuvend
Përplasen verbalisht në Kuvend, Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi

Sot Diaspora “Flet” në Kuvend

Sot në orën 10:00, dyert e Kuvendit të Kosovës janë hapur për të pritur diasporën në një seancë pune, në sallën e mbledhjeve plenare. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës. Kryeparlamentari Kadri Veseli do të udhëheq seancën e punës dhe do të bëjë hapjen e saj para se t’ia jap fjalën profesionistëve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare e që vijnë në Kosovë nga shtete të ndryshme të botës, për t’iu dëgjuar zëri rreth temave të ndryshme që lidhen me të drejtat politike, shoqërore e ekonomike.

Richard Lukaj, drejtor ekzekutiv i “Bank Street Group” në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të flas për investimet strategjike dhe edukimin; Brikena Muharremi, avokate dhe anëtare e bordit Germin si dhe udhëheqëse e shoqatës së avokatëve shqiptaro-britanik në Londër të Britanisë së Madhe, do të flas për qasjen institucionale në të drejtën e diasporës për votë; Mark Kosmo, anëtar i bordit Germin dhe udhëheqës i MAASBESA në Boston të SHBA-së do të flas për angazhimin e diasporës dhe rolin institucional dhe filantropinë; Lulzim Syla nga NRW në Gjermani do të flas për politikat ekonomike dhe zhvillimin lokal; Indira Kartallozi, nga Antëerp në Belgjikë do të flas për ndërmarrësin dhe ndërmarrjet shoqërore; dhe Hilmi Gashi nga Bernë i Zvicrës po ashtu do të marrin fjalën në seancën e punës me deputetët.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer

Server: Nëse ka ndarje Kosova do të mundet të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa ...