Ministri, Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, biseduan me kryetarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus

Ministri, Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, biseduan me kryetarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur sot në takim ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, të shoqëruar nga drejtori i Divizionit të Operacioneve dhe Planifikimit të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar në Shtabin e NATO-s, gjeneralmajor Ulf Heussler dhe drejtori i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s gjeneral brigade, Ralf Peter Hammershtein. Temë e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në vend, në veçanti situata e krijuar në veriun e Kosovës si pasojë e sulmit të fundit. Me këtë rast, ministri Maqedonci e falënderoi Goffusin për vizitën e tij dhe përkushtimin e NATO-s për ofrimin e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe theksoi nevojën që së bashku me partnerët ndërkombëtarë të tejkalohen sfidat e paraqitura si dhe nevojën për fuqizimin e sundimit të ligjit. Në këtë takim, ministri Maqedonci dhe gjeneral Jashari theksuan se do të vazhdojnë angazhimin në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të FSK-së për mbrojtjen e territorit, mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe operacionet e mbështetjes së paqes, në bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me misionin e NATO-s në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …