Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri Pacolli, i bënë thirrje shtetit të Ruandës për ta rishikuar njohjen e pavarësisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe dhe njëheresh ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, i ka bërë thirrje shtetit të Ruandës për rishikimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për media. Përderisa Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e Institucioneve dhe popullin e Ruandës në 56-vjetorin e ditës së tyre Kombëtare.

“Përderisa Institucionet dhe populli i Ruandës po shënojnë 56-vjetorin e ditës së tyre Kombëtare dëshiroj t’i përcjellë urimet më të sinqerta për paqe të qëndrueshme, stabilitet afat-gjatë dhe mirëqenie për popullin. Ruanda ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e vendit dhe mbetet njëra nga ekonomitë që po rritet më së shpejti në Afrikën Qendrore, me rritje të GDP-së rreth 8 për qind gjatë viteve të kaluara. Të dy popujt tanë kanë përjetuar tmerret më të rënda përgjatë historisë. Andaj, është koha, që në mes dy vendeve dhe popujve tanë të hapën urat e reja të bashkëpunimit dhe thërras përfaqësuesit e shtetit të Ruandës, që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë kryediplomati kosovar Pacolli

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryeministri Kurti takon Memli Krasniqin për të diskutuar lidhur me agjendën legjislative e zgjedhjet e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për …