Ministri Pacolli sot e merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ministri Pacolli sot e merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ministri i porsazgjedhur i Ministrisë së Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli do të marrë sot zyrtarisht detyrën në këtë funksion. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për media ku njoftohet se të hënën, me 11 Shtator 2017, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim,  Emanuel Demaj, tek Zëvendës-kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behxhet Pacolli. Takimi do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me fillim në ora 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …