Ministri, Pal Lekaj e kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, biseduan për projektet e qytetit

Ministri, Pal Lekaj e kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, biseduan për projektet e qytetit

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Ai e ka falenderuar kryetarin Aliu, për bashkëpunimin cilësor dhe i ka premtuar atij, se edhe Ferizaj, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe në ato projekte që kanë mështetje buxhetore. Ministri Lekaj, e ka informuar kryetarin Aliu, se Ministria e Infrastrukturës, që kur ai ka ardhë në krye të saj, ka vënë mekanizmat e saj në lëvizje, në mënyrë që projektet që janë prolonguar më herët, të futen në proces dhe të mos vonohen më shumë. Ministri Lekaj, poashtu tha se Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që t’iu ndihmoi komunave dhe ti mbështesë ato pa dallim.

Kryetari Aliu, e ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e nevojshme dhe që kanë rëndësi për ta si komunë, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate, siç është edhe projketi i bashkimit të qytetit, ai për nënkalimin tek hekurudha në qendër të qytetit dhe projekte të tjera që kanë rëndësi vitale për qytetarët e Ferizajt. Ministri Lekaj dhe kryetari Aliu, janë dakorduar se të gjitha projektet e filluara duhet të përfundohen në bazë të prioriteteve të komunës së Ferizajt dhe rëndësisë që ato kanë për qytetarin dhe Ferizajn.​

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …