Ministri Pal Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë

Ministri Pal Lekaj: Edhe Shtërpca përfiton nga mbështetja jonë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim bashkëpunimi kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftoi se tashmë është nënshkruar kontrata për mbështetje të projektit, për rregullimin e infrastrukturës së Shtërpcës  Ky projekt mbështetës nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Shtërpcës, kap vlerën prej afro 1.2 milionë euro dhe përfshinë ujësjellësin, kanalizimin, si dhe ndriçimin publik, duke filluar nga Brezovica deri në Qendrën e Skijimit, përfshirë edhe tërë “weekend zonën”. Ministri Lekaj tha se ky investim po bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në këtë pjesë tejet me rëndësi për zhvillimin e turizmit, i cili ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit dhe i jep pamje moderne kësaj ane të frekuentuar nga vizitorët. Ministri Lekaj, po ashtu ka pohuar se mbetet i përkushtuar që t’i mbështes komunat në modernizimin dhe transformimin e infrastrukturës dhe se kjo praktikë e investimeve është bërë tashmë standard dhe kështu do të vazhdohet.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …