Thaçi: Bajrain tolerant

Kryetari, Thaçi, e ka dekretuar si gjyqtar kushtetues Radomir Labanin, personin me flet-arrest ndërkombëtar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar si gjyqtar kushtetues Radomir Labanin, personin me flet-arrest ndërkombëtar. Dekretimi i tij është bërë në paketë me anëtarët e rinj të gjykatës kushtetuese, të cilët tash e një kohë të gjatë kanë marrë bekimin e Kuvendit të Kosovës për t’u bërë “gardianë të Kushtetutës”, shkruan AktivPress.

Zvarritja e dekretimit të gjyqtarëve të rinj ishte shkaktuar pikërisht për shkak të Labanit, pasi ai është i kërkuar nga Serbia për vuajtjen e një dënimi me burg për shkak të keqpërdorimeve në dogana. Laban, ndryshe njihet në Serbi edhe si “mafia e Doganava”. AktivPress ka raportuar më herët se presidenti ka kërkuar raport nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për të kaluarën e Labanit, mirëpo përgjigja që ka marrë nga to, ka qenë se ai nuk ka telashe me ligjin në Kosovë. Kaq ka mjaftuar për presidentin Thaçi që ta dekretoj atë për gjyqtar kushtetues.

Kur në vitin 2006 ishte vënë në kërkim të autoriteteve serbe si i dyshuar për korrupsion në dogana, Laban vështirë se do ta ketë besuar se karriera e tij nuk kishte filluar të shembej, por po merrte hov pikërisht nga ai moment. Si një djalë i rritur në Kosovë, me një shqipe pothuajse të përkryer, ai s’e pati problem që ta lë Kralevën dhe të gjej “strehë” në vendin e origjinës. Në janar të vitit 2011, ai nisi punën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si këshilltar juridik senior.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …